Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për gjuhën e përdorur mes deputetëve të Kuvendit të cilët ishin në sallë.
Osmani tha se ajo nuk do të përjashtojë deputetë nga salla, por do tu kërkojë atyre interpretimin e fjalës sa herë që flasin në këtë mënyrë.
“Do duhej që unë të ua ndalja fjalën 90 përqind të deputetëve por ky nukë shtë qëllimi im, në këtë kuvend unë nuk e mbaj ndërmend që gjithmonë ka qenë strikt, për mua është me rëndësi ta sqaroj cështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, ne kemi debatuar të gjejmë zgjidhje që në kohë pandemie mos të bllokohen. 2 muaj kemi tentuar të marrim përkrahjen nga gripet parlamentare që këto marrëveshje të votohen në Kuvend pasi që qeveria ishte shkarkuar. Nuk ka pasë asnjë pengesë ligjore që këto marrëveshje të votoheshin pas 25 marsit, e vetmja pengesë ka qenë vullneti politik, kam tentuar në cdo mënyrë që këto marrëvesghje të silleshin në Kuvend, kam të drejtë morale që këtë gjë ta kërkoj sot”, tha Osmani.
“Kjo ska të bëjë me qëndrim politik pse unë votoj pro kësaj marrëveshje”.
“Është e domosdoshme që për çështje të tilla të kemi jo vetëm bashkëpunim por mos të kemi qasje jo selektive, është mirrë që kur ligjet e tilla të mohoen për çështje politike, secili të përgatitet se nesër mund të ju ndodh e njejta”.
“Unë nuk do të përjashtojë deputetë nga kjo seancë, kemi pasur raste të tmerrshme të ngrehjes zhag nga kjo seancë, përveç se dikush kryen vepër penale, unë do të kërkoj të bëhet interpretimit që ju e kërkuat”.







