Osmani nisi zyrtarisht konkurrencën me Albin Kurtin: Syla tregon si ia mori ajo spektaklin publik Kryeministrit të ri

Analisti politik, Valon Syla, vlerëson se kryeparlamentarja Vjosa Osmani dje ka nisur konkurrencën me kryeministrin, Albin Kuti, duke e lënë në hijë ceremoninë e tij të pranimit të detyrës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla thotë se Osmani me vizitën e saj në QKUK, i hyri në terren Qeverisë.

“Vjosa Osmani me vizitën në QKUK, duke i hyrë në terren Qeverisë, duket se nisi zyrtarisht konkurrencën me Albin Kurtin” , ka thënë ai.

Tutje, Syla ka shkruar se me skandalin e heqjes së fotografisë së Presidentin, ajo e zhvendosi vëmendjentek ajo, duke e lënë në hije ceremroninë e pranimit të postit nga kryeministri Kurti.

“Kurse, me skandalin e heqjes së fotografisë së Presidentit, ajo ia mori tërësisht edhe spektaklin publik atij, duke e lënë në hije edhe ceremoninë e pranimit të postit të Ktyeministrit”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, dita e parë në punën e re e Vjosa Osmanit është përcjellur me kritika të ashpra, duke marrë parasysh se ajo e ka zëvëndsuar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi me atë të atij të ndjerë, Ibrahim Rugova.