Osmani nga Prekazi: Nderimi më i madh ndaj familjes Jashari bëhet nëse punohet mirë për vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka vizituar varrezat e familjes Jashari, ku ka dhënë mesazh që nderimi ndaj tyre është nderim i së kaluarës.

Osmani ka deklaruar para mediave se nderimi më i madh që mund t’i bëhet kësaj familjeje është të punohet mirë dhe ndershëm për vendin.

“Jemi këtu për të nderuar sepse edhe nëse vijmë çdo ditë, s’është e mjaftueshme për ta nderuar familjen Jashari. Kujtimi ndaj tyre u shndërrua në përjetësi. Sakrifica e familjes Jashari jeton në themelet e lirisë sonë, të trashëgohet nga fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve”, ka shtuar ajo.

Në këtë vizitë ka folur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ku ka falënderuar Osmanin për vizitën dhe i ka uruar postin e ri.