Osmani nesër homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të bëjë homazhe të varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentit përmes një komunikate dërguar mediave.

Homazhi është planifikuar të mbahet në ora 09:00 teksa pas kësaj Osmani do deklarohet.

Njoftimi i plotë:

Në orën 09:00, u.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Mediat: Pamje dhe deklaratë.

Mirëpresim ekipet tuaja!