Osmani në Podujevë porositë gjeneratat e reja

U.d e presidentes Vjosa Osmani  ka marrë  pjesë në Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2020, në Podujevë. Ajo tha se ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese.

Osmani tha se kultivimi i vlerave letrare është thelbësor për krijimin e identiteti kulturorë.

“Kënaqësi të marr pjesë në këtë manifestim. Ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese. Për ne Kultivimi  i vlerave letrare  është thelbësore për krijimin e identitetit tonë kulturorë. Shpresoj që edhe pse në pandemi ky takim të shfaqë sukses.

“Ju uroj për kontributin tuaj dhe shpresoj që të shohim më shumë ndikim të gjeneratat e ardhshme që të krijojnë traditën që është krijuar në këto vite”, tha ajo.

Ndërsa, Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se Takimet e Kulturës “Kdri Kadriu”, ka qenë një ndër ngjarjet që ka afirmuar Llapin.

Ai po ashtu ka premtuar mbështetje për krijuesit.

“Një nga ngjarjet që e ka afirmuar Llapin në fushën e kulturës është “Takimet e kulturës Kadri Kadriu. Nëpër skena Kulturore të këtij takimi kanë kaluar krijues të rinj nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjithë këta letrarë kanë lënë këtu fjalë të bukura e kanë marr me vete kulturën e Llapit”, tha ai.