Ish-presidentja
Osmani nderon martirët dhe dëshmorët e Vërbocit
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc, duke nderuar 280 martirët dhe 42 dëshmorët e rënë për liri.
Osmani njëherësh ka përshëndetur veç e veç familjarët e të rënëve, transmeton Klankosova.tv.
Në kompleksin memorial në Vërboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa të tjerët prehen në fshatra përreth.