Në prag të vitit të ri, presidentja Vjosa Osmani është duke ndarë dekorata dhe mirënjohje për personalitete që kontribuuan në fushën e kulturës, sportit dhe më gjerë.
Dekoratat janë duke u ndarë nga vetë presidentja Osmani.
Fillimisht ajo ka nisur që t’i dekorojë rok grupet e viteve 80-90 dhe, pastaj personalitetet që kontribuuan në muzikën folklorike, personalitetet që kanë kontribuar në letërsi dhe tash është duke i dekoruar figurat që kanë lënë gjurmë në fushën e sportit.
Mirënjohje janë ndarë për personalitete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Kalabria e Italisë.







