Osmani me Mikatin pajtohen që ta afrojnë popullin e Kosovës dhe atë të Libanit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt, sipas presidencës.

“Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë”, thuhet në komunikatë.