Video

Osmani me adresim nga New York-u në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në New York, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një adresim në Facebook, ka folur për rëndësinë e takimit.

Osmani theksoi se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të këtij sesioni.

“Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë në sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”, ka thënë ajo.

Po ashtu ndër të tjera përmendi edhe takimin me mërgatën shqiptare.