Osmani, Kurti e Konjufca takojnë pasardhësit e familjes Jashari: Jeta triumfoi mbi vdekjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, këtë të diel kanë takuar pasardhësit e familjes Jashari.

Në një fotografi të postuar nga Osmani shihen Rifat Jashari së bashku me Bekim Jashari dhe fëmijët e tjerë të familjes.

Osmani në këtë fotografi tha se çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit, e mira triumfoi mbi ligësinë e jeta triumfoi mbi vdekjen.