Osmani kritikon mediat: Dëgjoni institucionet, mos i injoroni (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritkuar mediat në një ndër paraqitjet e saj të rralla në publik.

Ajo i është përgjigjur akuzave se po qëndron e heshtur në një situatë kur Kosova po përballet me një numër të madh të të vdekurve me Covid-19.

Osmani ka mohuar që është duke heshtur, ndërsa i ka kritikuar mediat që nuk po i dëgjojnë institucionet dhe se po i injorojnë ato.