Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport.

Ajo e uroi Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë.

Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë.

Ndërkaq Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.