Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se janë “disa çështje” të cilat “kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë të të gjithëve, pa dallim” gjatë vitit 2025.
Ndërsa foli për rrugën përpara në adresimin e saj vjetor në Kuvend, Osmani tri suksese që duhet të arrihen në vitin e ardhshëm.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë sukseset e vitit 2025”, tha ajo.
Në këtë pikë, ajo theksoi rëndësinë e nevojës për koordinim.
“Prandaj çdo hap i institucioneve të Kosovës për t’i arritur këto qëllime në vitin që vjen, duhet të jetë strategjikisht i menduar dhe mirë i koordinuar”, tha Osmani.
Presidentja tha se ka shpresë “të palëkundur” për të ardhmën.
Uroj që viti i ri të sjellë një frymë bashkëpunimi më të madh, mirëkuptimi më të madh të ndërsjellë dhe një përkushtim të palëkundur, mbi të gjitha, për Kosovën atdhe të përhershëm”, tha ajo.







