Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane.

Ajo theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe për forcimin e aleancës mes dy vendeve.

Osmani beson se kjo lëvizje do të hapë mundësi për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta me SHBA-në.

Today, I formally requested the Government of Kosovo to suspend import tariffs on all U.S. products—an important step to deepen economic ties with our closest ally and to send a clear message: Kosovo is ready for a more robust relationship with the United States, with a clear… https://t.co/zqIcz2FVfR

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2025