Osmani ka takuar Scholzin dhe Macronin në Moldavi

Në Kishinau të Moldavisë ka ndodhur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin  Francës, Emanuel Macron.

Takimi është mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Temë kryesore e takimit ka qenë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Presidentja Osmani është shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.