Osmani ia huq në mbledhjen e KS të OKB-së: Boris Tadiq u vra në Serbi!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB -së deklaroi se ish –presidenti serb,  Boris Tadiq u vra në Serbi.

Kreu i delegacionit serb dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq reagoi ndaj asaj deklarate, ku pastaj Osmani mori fjalën dhe pranoi se kishte gabuar, dhe se ajo kishte dashur të thoshte kryeministri Zoran Gjingjiq.

“Po mendoja për presidentin e mëparshëm, Zoran Gjingjiq, ai u vra nga njësitë kriminale që vepronin në Kosovë”, tha ajo. Në fakt edhe këtu e bën një huqje, pas Gjingjiq ishte kryeministër dhe jo president!

Ju kujtojmë se Zoran Gjingjiq ishte Kryeministër i Serbisë, dhe ai u vra në vitin 2003 para ndërtesës së Qeverisë.

“Zoti Selakoviq, pavarësia e Kosovës nuk po shkon askund. Më mirë përballeni me realitetin, për të parë një të ardhme paqësore, stabilitet, ku udhëheqësit nuk flasin për luftë. Njerëzit kanë vuajtur shumë për shkakun tuaj. Tragjedia ndodh pas çdo refugjati. Unë jam vetëm. “Nën regjimin e Millosheviqit, 80 përqind e njerëzve duhej të linin shtëpitë e tyre,” i tha Vjosa Osmani Selakoviqit në përgjigje.