Këshilli i Sigurimit

Osmani i përgjigjet Vuçiqit: Pretendime të rrejshme se po diskriminohen serbët në Kosovë, këto narrativa ua diskreditoi edhe Komiteti i Helsinkit

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.

Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.

“Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës”.

Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.

“Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera”.

“Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse”.

Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.

“Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.

Presidentja ka thënë se përkundrazi serbët që po integrohen në institucionet e Kosovës po torturohen nga Serbia.

Ajo ka përmendur rastin e Sanduloviqit dhe avokatit të tij që pasi kanë vendosur lule te varri i një vogëlushe të vrarë nga shteti serb, janë torturuar nga Serbia.

VIDEO BONUS: