Deklarimi

Osmani: Heqja e masave nga BE është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ajo tha se në këtë proces është e domosdoshme të ecet përpara dhe tha se zgjedhjet do t’i caktojë sapo të konfirmohet largimi i kryetarëve aktualë.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Është e domosdoshme që të ecim përpara gjithnjë në përputhje me ligjin dhe procedurat e përpara”, tha Osmani para gazetarëve.

Ajo e ripotencoi që masat e BE-së ndaj Kosovës janë krejtësisht të padrejta.