Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të seancës plenare, ka uruar popullin boshnjak që jeton në Kosovës në Ditën e tyre, duke thënë se historia e Kosovës është e lidhur me popullit boshnjak dhe se kontributi i tyre është i madh në formimin e shtetit të Kosovës.

“Në këtë ditë të veçantë për bashkëqytetarët tanë boshnjak për tua uruar Ditën e tyre, u them se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e tyre për , atë që  ata pasqyrojnë, diversiteti tonë kulturorë. Ata janë pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe nuk mund të harrojmë kontributin e tyre”, tha Osmani para deputetëve.

Ajo po ashtu ndau një përvojë personale të saj, duke rrëfyer për gjyshen boshnjake në Mitrovicë dhe e cila kishte rrezikuar disa herë vetën gjatë luftës për tu dhënë ushqim shqiptarëve.

Kryeparlamentarja Osmani u kërkoi boshnjakëve në Kosovë që të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah popullit shqiptarë, përkrah shtetit të tyre dhe që së bashku ta ndërtojmë të ardhmen.

“Në këtë ditë të veçantë dua të shpreh mirënjohjen dhe i ju lus të qëndrojnë përkrah nesh. Gëzuar për jetën tonë të përbashkët, gëzuar për familjet ku nëna është boshnjake e babai është shqiptar”, tha Osmani.