Video

Osmani e lavdëron Shqipërinë: Është zëri ynë atje ku s’kemi përfaqësim (Video)

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e mbajti sot fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në fjalimin e saj, Osmani foli për sulmin në Banjskë, duke e fajësuar Serbinë për sulmin e armatosur më 24 shtator.

Tutje, ajo foli për draft-statutin e Asociacionit, por edhe për nevojën për koordinim me aleatët ndërkombëtare. Duke folur për Shqipërinë, Osmani deklaroi se shteti shqiptar është zëri i Kosovës “ku nuk kemi përfaqësim”.

“Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim. Ndaj pavarësisht dallimeve kemi pasur në disa çështje, ne duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe të konsiderojmë shtetin shqiptar, jo vetëm shtet simotër, por aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi përpara” – tha Osmani.