Rasim Demiri përfaqësues nga “Vakat”, është pritur në takim nga Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani.
Osmani dhe Kurti kanë pritur në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve.
Përderisa për ditën e premte është konfirmuar takimi i Osmanit dhe Kurtit me kreun e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Pas takimit me përfaqësues të komunitetit turk të Kosovës, i pari i LVV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë pritur në takim përfaqësues nga komuniteti boshnjak, përfaqësuar nga Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike.
Para pak minutave, ka përfunduar takimi mes Emilia Redzepit dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Pas këtij takimi, përfaqësuesit e boshnjakëve thanë se nuk kanë kushte për Kurtin dhe Osmanin.
Ata e konfirmuan se do ta votojnë Qeverinë dhe Presidenten.







