Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministri Albin Kurti dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Këto homazhe ata i bënë me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Po ashtu, Osmani e Kurti kanë bërë homazhe edhe në Prekaz si dhe edhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.