Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq në Granda të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se me të ka folur për sulmin terrorist që ndodhi në veri të vendit dhe tha se e ka informuar edhe për provat që janë gjetur nga ky sulm.

“Bashkë me Andrej Plenkoviq  kemi diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë dhe për paqen e prosperitetin në të gjithë rajonin”.

Together with Croatia's PM @AndrejPlenkovic we discussed recent security developments in
🇽🇰. I informed him of the evidence on Serbia’s act of aggression.

We value 🇭🇷's enduring support for our country and for peace and prosperity in the entire region. pic.twitter.com/zPUorPsnlZ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 6, 2023