Osmani do të takohet me Macron e Scholz

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës do të zhvillojë takime me homologun e saj francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se takimi vjen në Samitin e Pragës, teksa nuk bëhet e ditur tema e diskutimit.

Kujtojmë se takim me Macron e Scholz do të ketë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku siç shkruan Tanjug, temë e këtij takimi do të jetë edhe Kosova.