Osmani do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet më 15 tetor dhe do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill