Osmani bisedon me presidentin gjerman, e njofton për dialogun Kosovë – Serbi

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, presidentja Vjosa Osmani njofton se ka pasur një bisedë me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në një shkrim në Twitter, Osmani ka thënë se e ka informuar presidentin e Gjermanisë për dialogun Kosovë – Serbi.

“E kam njoftuar presidentin për dialogun dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë në integrimin euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.