Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e austrisë në ëendin tonë, z.Christoph Ëeidinger.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.
Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.
Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.
Presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Ëeidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.