Osmani: Avdullah Hoti punonte kundër bashkëpunimit me VV-në, Isa Mustafa nuk besonte

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në Prime Time të Kanal10 ka thënë se kryeministri aktual, Avdullah Hoti ka punuar kundër bashkëpunimit me VV-në.

“Hoti ka punuar kundër një bashkëpunimi me VV-në dhe formimit të qeverisë me këtë parti. Thoshte se do të bëjmë një qeveri tjetër”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, për këtë është njoftuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, por siç thotë Osmani, ai nuk e kishte besuar këtë.