Misioni i OSBE-së në Kosovë përmes një deklaratë të lëshuar sot gjatë ditës kanë njoftuar se nuk do të mund të organizojnë procesin e mbledhjes së votave për referendumin e Serbisë, meqë për një gjë të tillë s’ka pajtueshmëri të të gjitha palëve dhe se situatën më të vështirë e bën edhe pandemia.

Megjithatë, në këtë njoftim të OSBE-së bie në sy sesi kur e përmendin të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën që drejtohet nga Petar Petkovic, e shkruajnë “Serbian Government’s Office for Kosovo and Metohija”.

Kur i referohen kësaj zyre nuk përdorin fare thonjëza.

Për një gjë të tillë kanë reaguar edhe shumë komentues në faqen e OSBE-së.