OSBE dhe Policia e Kosovës mbështesin përfshierjen e grave në sektorin e sigurisë

Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së, z Kilian Wahl, mori pjesë në një seminar të organizuar bashkërisht me Policinë e Kosovës për adresimin e çështjeve të sigurisë së grave në nivel lokal.

Duke folur në emër të Misionit të OSBE-së, z. Wahl theksoi rëndësinë e pranisë aktive të grave në sektorin e sigurisë për të siguruar sigurinë e njerëzve në Kosovë. Përveç kësaj, përfshirja e më shumë grave në mekanizmat e sigurisë lokale si Këshillat Lokalë të Sigurisë Publike (LPSC) dhe Këshilla Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) u mundëson atyre që të ngrenë drejtpërdrejt çështjet e sigurisë që prekin ato dhe të sugjerojnë zgjidhje për të përmirësuar sigurinë për të gjithë.

“Gratë janë aktorë kryesorë në sigurimin e bashkësive më të sigurta. Përfshirja e tyre në sigurinë e komunitetit jo vetëm që i mbanë ato më të sigurta – i mban të gjithë më të sigurt”, tha z. Wahl.

Misioni i OSBE-së ofron mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës pasi ato vazhdojnë të rrisin përfshirjen e grave në politikëbërje, në polici dhe në komitetet lokale të sigurisë. Që nga viti 2013, Misioni ka mbështetur 606 anëtarë të LPSC-së, 102 prej tyre anëtarë të grave dhe 115 trajnues të LPSC-së, 29 prej të cilëve gra.