OSBE bën thirrje: Ndalni dhunën ndaj pronave publike dhe private

OSBE i ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj pronave publike dhe private. Sipas kësaj organizate, protesta e dhunshme përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore,

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, shkruhet në deklaratën e OSBE-së.