Oriola publikon fotografi për herë të parë me Eros Grezden

Mesfushori nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë dhe Osijekut, Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi prej kohësh komentohen në mediat rozë për një lidhje dashurie të mundshme.

Lajmin e konfirmoi javë më parë vet Grezda gatë intervistës së tij të dhënë në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Dyshja thuhet po ashtu se janë karantinuar në shtëpinë e futbollistit në Kroaci dhe së fundmi ka qenë vet modelja shqiptare që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ajo në InstaStory ka ndarë një fotografi përkrah Erosit, i cili duket qartë edhe pse fytyrën ia mbuloi me një ‘emoji’.

Çifti siç shihet po shijojnë një periudhë të bukur të jetës, gjersa në intervistën që Grezda dha javë më parë tregoi se është shumë i lumtur përkrah Oriolës.

Marashi në anën tjetër nuk i mungon rrjeteve sociale me poza e imazhe të ndryshme provokuese, duke u bërë kështu një nga personazhet më atraktive shqiptare.