Oriola Marashi peticion për Elvana Gjatën

Oriola ka kërkuar diçka publikisht nga Elvana.

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, duket se mezi pret që Elvana Gjata ta publikoj projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë e la të kuptohet me një koment që i la Elvanës pranë postimit të fundit që ajo bëri në Instagram.

“Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio”, ka shkruar modelja shqiptare, Oriola Marashi.

Në fakt pas një pauze edhe nga rrjetet sociale, ky rikthim i Elvanës duket se do të jetë i rëndësishëm.

Ajo duket sikur ka nisur xhirimet e klipit të ri mirëpo asnjë detaj deri më tani nuk ka ndarë me ndjekësit përveç këtyre fotografive.

Se çfaë po ‘zien’ Elvana dhe a do t’i plotësohet dëshira Oriolës dhe shumë të tjerëve mbetet të shihet së shpejti.

https://www.instagram.com/p/CEcWuUKp0Wc/?utm_source=ig_embed