Oriola Marashi për artistin e njohur: Himni shqiptar vetëm ty të takon

Oriola Marashi ka diçka për t’i thënë publikisht Kastriot Tushës.

Oriola Marashi me anë të postimit të fundit në Instagram, tha se Kastriot Tusha është i vetmi që i takon himni kombëtar.

Ditë më parë në hapjen e stadiumit kombëtar në Tiranë, u organizua edhe një pikë artistike, me këtë rast himnin kombëtar e ka kënduar Juliana Pasha.

Pritej që artisti që do ta këndonte himnin të ishte Kastriot Tusha, e lidhur me këtë, modelja Oriola Marashi ka dy fjalë.

“Kastriot Tusha, Profesor, himni shqiptar vetem ty te takon”, ka shkruar ajo.