Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella transformohen, duken identike me njëra-tjetrën

Dy modelet Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pasi Instagrami i Oriolës u hakua dhe në të u publikuan disa statuse ku thuhej se ato pranonin oferta serioze.

Pasi u sqarua gjithçka dhe Oriola i kërkoi falje publikisht mikes së saj që ishte bërë pjesë e kësaj ngjarje, ato kanë vendosen të bëhen njësoj.

Në postimin e fundit Kejvina ka zbuluar se ajo dhe Oriola kanë bërë një ndryshim në pamje. Të dyja i kanë bërë flokët gërsheta dhe tanimë duken si binjake.