Oriola ia shpreh ndjenjat një mashkulli: Të dua, dashuria ime

Oriola Marashi është një nga femrat më sexy dhe njëkohësisht ndër më të komentuarat. Ajo përflitet për format trupore dhe pozat që të lënë ‘pa frymë’, por deri më tani nuk është konfirmuar asnjë romancë e modeles bukuroshe.

Oriola është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video të ndryshme si nga jeta e saj e përdtishme ashtu edhe nga profesioni. Siç duket sot ështënjë ditë e veçantë për modelen pasi një ndër miqtë e saj më të mirë ka ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Dj e njohur të grupit OTR, Supercrax.

Oriola ka publikuar një foto me Dj Crax dhe i ka thënë fjalët më të mira të mundshme.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, kështu dukemi pasi kemi pirë 3637383837 cigare, por prapë e duam njëri-tjetrin shumë. Të dashuroj Supercrax”, shkroi Oriola bashkangjitur fotos.