Oriola dhe Erosi konfirmojnë lidhjen në ditëlindjen e futbollistit

Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike.

Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.

Futbollisti ka festuar ditëlindjen më romantike, me tortë me qirinj dhe madje është veshur nga vetë modelja për të bërë foton e 25-vjetorit.

Në një foto të fundit ku Eros shfaqet i veshur sportiv me tuta dhe një palë syze festive, ai shprehet që Oriola e ka veshur me zor.

Futbollisti nuk përmend emra, por kur Oriola publikoi foton e tortës së ditëlindjes, atëherë u kuptua se dyshja është bashkë!

Madje surpriza nuk mbaron këtu, pasi ka qenë vetë modelja ajo që e ka përgatitur tortën në kushte shtëpie!