Oriola bën thirrje për qëndrim në shtëpi, por shikoni me çfarë foto bën këtë thirrje

Oriola Marashi ka marrë masat kundër koronavirusit.

Frika nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur paraprakisht.

Organet kompetente kanë dhënë shpjegimet se çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga ky virus, ndërsa edhe shumë prej fytyrave publike kanë dhënë këshilla të tilla.

Modelja Oriola Marashi, me anë të një fotografie në Instagram, ku shfaqet me këmishë nate, bën thirrje tek qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurtë”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.

Kujtojmë se deri tani janë konfirmuar 10 raste të të infektuarve me virusin COVID-19 në Shqipëri, ndërsa shifrat po rriten në disa shtete të rajonit.