Orinda tregon arsyen se përse mori mbiemrin e Turit

Orinda Huta ka treguar për herë të parë se përse zgjodhi ta marrë mbiemrin e Turit.

Këngëtarja Orinda Huta nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ka vendosur ta mbajë mbiemrin e bashkëshortit, atë Hysko.

Faktikisht ajo tregon se kjo ka ndodhur kur çifti janë martuar por meqenëse i ka kaluar afati i pasaportës e ka ndryshuar edhe aty dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në Instagram se mbiemrin e Turit e ka marrë me vetdëshirë.

“Hahahahah u bëra ‘Hysko’ për një arsye .. zonjat e gjendjes civile më pyetën mbi 10 herë ë isha e sigurt, kujtonin se ishte Turjani arsyeja, por i thash jo është vendim personal unë do jem gjithmonë një ‘Huta’ gjithsesi e me shumë qejf… P.S. kjo gjë ndodhi që kur u martuam , tani thjesht më skadoi pasaport”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Orinda dhe Turjani dashurinë me martesë e kurorëzuan në korrik të 2017-ës.