Orgjia e politikanëve, eurodeputeti hungarez jep dorëheqje

Një eurodeputet hungarez ka pranuar të martën se ishte në mesin e të pranishmëve në një ndejë ilegale që ishte detektuar nga policia belge në qendër të Brukselit, pas raporteve mediatike se ai kishte marrë pjesë në një orgji seksuale në kohën kur vendi ka zbatuar masat kundër COVID-19.

Josef Sajer ka pranuar në një deklaratë të shkruar se ishte pjesë e ndejës, por nuk i ka komentuar raportet e mediave belge se ishte pjesë e një ndeje seksuale, transmeton KOHA.

Policia e kishte paralajmëruar gojarisht në vendin e ngjarjes dhe e kishte transportuar në shtëpinë e tij. Gazeta belge HLN dhe mediat e tjera kanë raportuar se policia e kishte ndërprerë ndejën me 25 persona, sipër një kafeneje në Bruksel.

Një prej të pranishmëve ishte edhe deputeti hungarez i Parlamentit Evropian, që kishte provuar të arratisej, por ishte kapur nga policia. Në ndejë ishin edhe shumë diplomatë. Sajer është anëtar i partisë hungareze në pushtet, Fidesh, e njohur për gjuhën e saj të ashpër kundër homoseksualëve dhe emigrantëve.