Orgji, nudizëm dhe festa të çmendura/ Si resorti i shfrenuar në Xhamajkë u nënshtrua nga koronavirusi

Festa të çmendura, pishina të shumta ku të veshurit ose jo bikini është në dorën e gjithkujt, orgji dhe të tjera “aktivitete të shfrenuara”, kjo është panorama e një resorti në Xhamajka, i cili ka hapur sërish dyert për publikun, pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19.

Një rikthim i çmendur, por nën masa të mirëpërcaktuara sigurie.

“Hedonism II”, i vendosur në Negril, në majën perëndimore të ishullit, u detyrua të ndërpriste aktivitetin në mars, kur vendi hyri në karantinë dhe mbylli kufijtë e tij për udhëtarët ndërkombëtarë. Para shpërthimit, hoteli, i cilësuar si “një shesh lojërash për të rritur”, ishte i njohur për ofrimin e “përvojës më seksi hedo”, ku të ftuarit mund të argëtoheshin nën diellin e Karaibeve.

Me 280 dhoma dhe suita luksoze, gjashtë pishina dhe vaska të nxehtë, katër restorante, një klub nate, palestra dhe tualete, vendpushimi gjithëpërfshirës kushton mesatarisht 250 dollarë në natë. Por ndryshe nga çdo resort tjetër në vend, Hedonism II ofron seks në publik dhe zbavitje të shumta erotike. Që prej vitit 1981, resorti në fjalë u shndërrua në një parajsë të vërtetë për këdo që gjendej në kërkim të eksperiencave të reja.

Por teksa Xhamajka rihapi kufijtë muajin e shkuar, pronarët e këtij vendpushimi u gjendën përballë një sfide aspak të vogël: të përshtatnin biznesin e tyre me rregullat antiCovid.

Kështu, të ftuarit duhet të masin temperaturën para mbërritjes në ambientet e resotit, të qëndrojnë me maska, të mbajnë dezinfektues duarsh, ndonëse në të gjitha hapësirat e mundshme të “Hedonism 11” janë instaluar stacione xheli antibakterial.  Po kështu 20 dhoma hoteli janë lënë bosh në rast se njeri prej të ftuarve sëmuret dhe duhet të karantinohet.

Një nga dhomat kryesore të “paralojës dhe qejfit” është detyruar të mbyllet.