Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që kandidat për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 17 tetorit ta nominoj Orges Tafilajn.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafilaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Deçanit!

Të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra Deçan!
Të dashur anëtarë, simpatizantë e përkrahës të Lëvizjes sonë!
Nga vendimarrësit e Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra Deçan, e, me miratimin e Nivelit Qendror të Lëvizjes Vetëvendosje! , jam votuar si kandidat për kryetar të Deçanit nga radhët tona.
Pos që jam i nderuar nga një gjë e tillë, është detyra ime që se bashku me aktivistë, simpatizantë, përkrahës e bashkëvendas, me 17 tetor të bëjmë ndryshimin e shumëpritur edhe në Deçan.
Qytetarët e Deçanit kanë nevojë që zyrtarët e tyre komunal t’iu shërbejnë atyre (sidomos në momente të vështira për ta) e jo të shëtiten bjeshkëve.
Rrugët që lidhin shqiptarët do të bëhen. E tillë është edhe rruga Deçan-Plavë. Pra, do të bëhet. Është premtim i Kryeministrit Kurti. Është edhe premtimi im. Mjafton që mjetet e ndara nga Qeveria të mos ridestinohen për qëllime tjera.
Bashkë do t’ia dalim!
I Juaji,
Orges Tafilaj
Kandidat për kryetar të Deçanit
Lëvizja Vetëvendosje!