Organizuan lojëra të fatit ilegalisht, arrestohen e më pas lirohen të dyshuarit

Policia ka arrestuar dy persona në Matiqan pasi dyshohet se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit në lokalin e tyre

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Malush Kosova” në Matiqan, ku në lokalin e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar katër aparate si provë materiale.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt

loading…