Organizoi lojëra të fatit, arrestohet një person në Pejë

Zyra për informim e policisë në Pejë ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Istog, me datë 08.09.2021, rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, ndërsa pas kontrollit që iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit.

Sipas policisë, njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej 200 euro, duke u bazuar ne ligjin Anti-Covid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë.