Një person është arrestuar mbrëmë në Kamenicë, pasi ai është zënë në një shtëpi duke kryer veprimtari të paligjshme lojëra fati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lagjja Iliria, Kamenicë 19.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai është zënë në një shtëpi duke kryer veprimtari të paligjshme lojëra fati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.