Organizohet ceremoni për ditëlindjen e 86-të të Nexhmije Pagarushës (FOTO)

Bilbili i muzikës shqipe, këngëtarja Nexhmije Pagarusha sot festoon ditëlindjen e 86-të.

E kurorëzuar me epitete të ndryshme si: Bilbili i Kosovës, Mbretërësha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Pagarusha edhe sot shihet në gjendje të mirë shëndetësore.

E për nder të ditëlindjes së saj dhe veprimtarisë, është organizuar edhe një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të ndryshëm shtetëror, deputetë, artistë e figura tjera të njohura në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës. /Ballkani.info