Norvegji

Organizohen lojërat më të mëdha të luftës së NATO-s që nga Lufta e Ftohtë

Lojërat më të mëdha të luftës së NATO-s që nga viti 1980 do të fillojnë pas disa orësh në Norvegji.

31 vende janë duke marrë pjesë në “Trident Juncture 2018”,në lojërat e luftës, të cilat do të vazhdojnë për disa javë, njofton Klan Kosova.

Lojërat në Norvegji do të përfshijnë 50 000 trupa nga 29 shtetet anëtare dhe nga dy shtetet jo anëtare, Suedia dhe Finlanda.

Këto lojëra vijnë në një kohë kur presioni është në rritje mbi Aleancën.