Organizim i paligjshëm i skemave piramidale dhe bixhozit

Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë një aktiviteti të realizuar në rajonin e Prizrenit së bashku më Inspektorët Komunalë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokacione me qëllim parandalimin dhe zbulimin e organizimit të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit dhe me këtë rast ka sekuestruar dëshmi dhe ka ndaluar 5 persona për këtë rast.

Dëshmitë e sekuestruara janë:

Tri kuti me 1561 zhetonë të lojës “poker”,
2 fletore për lojën “poker”,
2 llap-top kompjuterë,
3 shtëpiza për kompjuterë,
1 diviar,
6 telefona,
1 printer,
16 tiketa të bastorëve dhe ,
1 cigare të dyshuar me marihuanë
Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K. i lindur në vitin 1976, R. R. i lindur në vitin 1994, D. K. i lindur në vitin 1994, F. B. i lindur në
vitin 1986 dhe Sh. M. i lindur në vitin 1987. Hetime Rajonale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë.

loading…