Ditë më parë është raportuar se këngëtarëve të njohur të estradës, Genës dhe Shkëlzen Jetishit-Xenit, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I kontaktuar nga Ballkani.info, këngëtari Xeni nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështje.
Në anën tjetër, Ballkani.info ka rënë në kontakt me njërin nga organizatorët (emër i njohur për redaksinë), i cili e ka konfirmuar lajmin.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për Shkëlzen Jetishin, por ka thënë që lajmi për Genën është i vërtetë.
“Gena ka pasur koncerte edhe në maj të vitit të kaluar, të cilat i ka anuluar dhe do të vazhdojë t’i anulojë për shkak të kësaj çështje. Arsyeja e ndalimit të hyrjes në SHBA ka qenë mosrespektimi i kontratave dhe ikja nga tatimi, kuptohet. Mendoj që edhe për 10 vitet e ardhshme Gena nuk do të mund të hyjë në Amerikë”, ka thënë organizatori për Ballkani.info.
Kujtojmë se këngëtari në fjalë, para disa viteve kishte publikuar një këngë me titull ‘Sa lot kam derdhur’, teksti i të cilës tani i përshtatet vet Genës pasi si duket nuk do ta vizitojë Amerikën për një kohë të gjatë. /Ballkani.info/







