Organet gjermane zbulojnë atentatin ndaj Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku  dhe tre deputetëve të kësaj partie ishte planifikuar në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës10, të cilët kanë konfirmuar se ekziston kërcënimi ndaj kryetarit të LDK-së dhe tre deputetëve të kësaj partie (emra të njohur për redaksinë).

Burime të Gazetës10 theksojnë se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, të cilat kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Burimet kanë bërë të ditur po ashtu, se organet e Gjermanisë kanë njoftuar për këtë rast edhe Policinë e Kosovës.